Shkup, bastisje të policisë në disa lagje. Disa të arrestuar

20/07/2016 00:00

Një aksion policor është zhvilluar gjatë ditës së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure nga Departamenti për Krimet e Rënda pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë tij janë kryer bastisje në shumë vendndodhje në Veles, Negotinë, Shkup dhe Gjevgjeli.

Nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se aksioni është kryer për shkak të bazave të forta për dyshimet mbi vepra të kryera kriminale, shoqërim kriminelësh, grabitjesh, prezantimesh të rreme, prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave, substancave psikotrope, fshehje të emigrantëve dhe shpërdorime të detyrës.

Sipas informacioneve të para, të dyshuar janë edhe nëpunës policorë nga “SPB Veles”. Në aksion ka disa persona të arrestuar, por më shumë detaje për të do të bëhen publike gjatë ditës nga MPB-ja.

Top Channel