Turistët braktisin Turqinë

20/06/2016 00:00

Ngjarjet e fundit në Turqi ndodhën në pikun e sezonit veror dhe kjo nuk ka kaluar pa pasoja në turizëm. Mijëra turistë që po kalonin pushimet në Turqi i kanë ndërprerë ato dhe janë kthyer në vendet e tyre.

Fotot që vijnë nga Antalia janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit. Shumë pak njerëz dhe plazhet janë të boshatisura. Alarmi është ngritur edhe nga agjencitë turistike.

Këta të fundit nuk paralajmërojnë ndonjë përmriësim të situatës, pasi mijëra pronotime tashmë janë anuluar. Sipas tyre, njerëzit kanë frikë të udhëtojnë në Turqi.

Ndërkohë, më shumë se 50 mijë njerëz janë arrestuar, shkarkuar apo pezulluar nga detyra nga ana e qeverisë turke, në vazhdën e spastrimeve pas grushtit të dështuar të shtetit të javës së kaluar.

Ndërsa, trupi rregullator mediatik (ekuivalenti i AMA-s në Shqipëri) ka revokuar licencat e 24 radiove dhe kanaleve televizive, të akuzuara për lidhje me Gulenin. Lajmi vjen pas arrestimeve të mbi 6000 ushtarakëve dhe shkarkimit të afro 9000 oficerëve të policisë. Gjithashtu edhe 3000 gjykatës janë pezulluar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel