Pogba: Dua të luaj për Manchester United

20/07/2016 00:00

Pogba ka vendosur; dëshira e tij është të rikthehet në Manchester dhe nëse “Djajtë e Kuq” ofrojnë shumën e duhur tek Juventusi, asgjë nuk mund ta ndalë këtë operacion.

Sipas “Tuttosport”, Beppe Marotta është njohur me kërkesën nga agjenti i lojtarit, Mino Raiola, kërkesë që nisur nga deklaratat e ditëve të fundit e administratorit të “Bardhezinjëve”, duket se nuk e ka zënë të papërgatitur.

“Ka disa lëvizje serioze nga ana e skuadrave angleze”, është shprehur ai.

Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron ta shesë lojtarin, por edhe të ndjekë filozofinë “kush dëshiron të largohet nuk mund të mbahet me zor” dhe në pamundësi për t’i ofruar nga ana financiare atë që ofron Manchester United, “Zonja e Vjetër” pritet të dorëzohet.

Sa i takon anës financiare, përflitet se United ka hedhur në pjatë 101 milionë euro, ndërsa Juventusi kërkon 120 plus bonuse në bazë të performancës së lojtarit, ndërsa Pogbanë e pret një kontratë prej 20 milionë eurosh në vit, përfshirë këtu të drejtat e imazhit.

Nëse do të realizohej në këto shifra, kjo transfertë do të ishte më e shtrenjta në historinë e futbollit duke lënë pas Gareth Bale, që ka kaluar nga Totenhem tek Reali për 100 milionë euro dhe Cristiano Ronaldo nga Manchester po tek Reali për 94 milionë.

Top Channel