Partizani sot përball Ferencvaroshit për ëndrrën Champions

20/07/2016 00:00

Të kuqtë do të tentojnë sot misionin e kualifikimit përballë Ferencvarosh pas rezultatit 1-1 të sigluar një javë më parë në “Elbasan Arena”. I vetëdijshëm për vështirësitë, trajneri Sormani që gjithsesi pret një shohë në fushë një skuadër.

“Luajmë përballë një skuadre me traditë dhe e dimë na pret një ndeshje e vështirë. – ka deklaruar Sormani duke shtuar, – Kemi 4 lojtarë me probleme por gjithsesi besojmë se do të dhurojmë një ndeshje të mirë. Ferencvaros është një skuadër ku në gjirin e saj ka lojtarë të cilët e përdorin mirë topin dhe disponojnë një teknikë të lartë. Mendoj se ndeshja e parë e luajtur në “Elbasan Arena” ishte një 90 minutësh i ekuilibruar ndërsa nesër Ferencvaros luan në shtëpi dhe sigurisht do të bëjnë ndeshjen e tyre është mëse e drejtë. Për këtë përballje nuk jemi favorit megjithatë ne duam të jemi një skuadër.”

Bashkë me trajnerin në sallë ishte dhe Renato Arapi. Futbollisti i transferuar këtë verë nga Skënderbeu, u shpreh se të kuqtë janë të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por ata do të hyjnë në fushë për të bërë më të mirën.

Top Channel