Kosovë, Abrashi dërgon në Kushtetuese argumente kundër Rashiç

19/07/2016 00:00

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka dorëzuar informacione shtesë në Gjykatën Kushtetuese, kundrejt një lënde të deponuar nga ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani deputet, Nenad Rashiç dhe 10 deputetëve serbë, lidhur me kushtetutshmërinë e udhëzimit që kërkon informacione bazike për marrjen e pensionit.

Ja postimi i plotë i Abrashit në “Facebook”:

Dje në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dorëzuam informacionet shtesë dhe komentet tona, kundrejt një lënde të deponuar nga ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani deputet, Rashiç, njëheresh duke përfaqësuar në këtë lëndë edhe 10 deputetë të tjerë serbë. Kërkesa e Rashiç ka të bëjë me kushtetutshmërinë e udhëzimit administrativ që kërkon informacione bazike për marrjen e pensionit.

Ligji për skemat e pensioneve të financuara nga shteti përcakton që pensioni bazik i moshës do t’iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës.

Top Channel