Taivan, vizita turistike përfundon në tragjedi. 26 viktima

19/07/2016 00:00

Ka përfunduar në tragjedi, vizita turistike e një grupi shtetasish kinezë në Taivan, autobusi i të cilëve u përfshi nga flakët pas përplasjes me një barrierë mbrojtëse në rrugë.

Mjeti po i transportonte turistët në Aeroportin e Taoyuan për të marrë një avion drejt qytetit Dalian, nga ku ishin të gjitha ata.

Në bord kishte 24 turistë, një guidë dhe shoferi. Që të gjithë kanë humbur jetën në ferrin e flakëve. Zjarri u përhap shumë shpejt – thanë zyrtarë vendas, – e asnjëri nuk arriti të shpëtonte.

Nuk dihet ende me siguri, cili ka qenë shkaku i përplasjes. Autoritetet taivaneze po hetojnë me shpresën të arrijnë ta zbardhin dinamikën e ngjarjes, ndërsa zyrtarët vendas janë kujdesur ndërkohë të organizojnë mbërritjen e të afërmve të viktimave në ishull.

Top Channel