Merkato e çmendur në Europë, 550.5 milionë euro për blerje lojtarësh

19/07/2016 00:00

Skuadrat më të rëndësishme europiane këtë vit po i bëjnë blerjet e tyre të reja më shpejt se vitet e kaluara dhe në axhendën e tyre ka ende tratativa që janë në zhvillim e sipër.

Deri tani këto klube kanë shpenzuar 550.6 milionë uuro për blerje, ndërkohë që kanë arkëtuar nga shitjet e lojtarëve 245.95 milionë euro.

Spanjë
Barcelona investoi 44.75 milionë euro për blerjen e mbrojtësve francezë, Umtiti e Dinje, ndërkohë që mundësoi edhe kthimin e Denis Suarez. Në anën tjetër janë larguar Dani Alvesh dhe Marc Bartra, por përfitimet e katalanasve kapin vetëm vlerën e 8 milionë eurove.

Reali i Madridit deri tani ka shpenzuar vetëm 30 milionë euro për riblerjen e Moratës, ndërkohë që ka larguar Cheryshev, Medran e Maskarel.

Atletiko Madrid bëri 3 blerje të reja, Gaitan, Vrsaljko dhe Diogo Xhota për një vlerë të përgjithshme 48.2 milionë euro. Në anën tjetër, “los colchoneros” kanë siguruar 6.5 milionë euro nga shitja e Baptistaos dhe Gilavogit.

Gjermani
Bajerni u përforcua me Hummels e Renato Sanches, ndërkohë që nuk ka bërë ende asnjë shitje.

Në këtë pikë skuadra që ka përfituar më shumë është Borusia e Dortmundit falë shitjeve të Mkitarian, Hummels dhe Gundoan për një vlerë totale prej 107 milionë euro. Me gjysmën e kësaj shifre verdhezinjtë kanë mundur të bëjnë 6 blerje dhe tani janë në bisedime me Bajernin për kthimin e Gëtzes.

Francë
PSG dominon merkaton, por lëvizjet e kësaj skuadre këtë radhë nuk janë shumë të tepruara. Këtë verë siguroi Ben Arfa si dhe Kricovjak nga Sevija.

Itali
Juventus siguroi të ardhura nga largimi i Moratës për të cilin kërkon zëvendëuesin ideal, ndërkohë që shpenzoi 32 milionë Euro për blerjen e Miralem Pjanic nga Roma dhe 23 milionë për Marko Pjaca.

Angli
Manchester United është mbreti i merkatos. Mori Ibrahimovic me parametra zero, por shpenzoi për blerjen e Bajli dhe Mklitarian plot 80 milionë euro.

Në krahun tjetër, rivalët e Manchester City investuan për Gundoan, Noliton dhe të riun Zinchenko.

Ndrsa Chelsea shpenzoi 74.8 milionë euro për Batshaui dhe Kante.

Top Channel