Kontrata me Bajern, Roben s’e përjashton rinovimin

19/07/2016 00:00

Arjen Roben nuk e përjashton mundësinë e rinovimit të kontratës me Bajernin e Mynihut. futbollisti holandez që u transferua te bavarezët në vitin 2009, ka një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2017.

Robben shtoi se nuk e ka me ngut këtë çështje dhe se në këtë moment është i fokusuar te procesi i riaftësimit pas dëmtimit të pësuar në sfidën me Lipshtadt

“Në këtë moment, çështja e kontratës nuk ka shumë rëndësi -tha Roben për portalin goal.com- në këtë moment po punoj që të riaftësohem për t’iu kthyer stërvitjes së bashku me skuadrën. Gjërat e tjera vijnë më vonë. Kam raporte të mira me bordin drejtues të Bajernit. Kemi vlerësim dhe respekt reciprok dhe kjo ka shumë vlerë. Nuk është e rëndësishme kohëzgjatja e kontratës së re, ajo që dëshiroj më shumë është që të luaj”.

Top Channel