Tirana me sallë koordinuese për të gjitha emergjencat

19/07/2016 00:00

Një sallë e operative e Policisë së Tiranës mundëson koordinimin e të gjitha thirrjeve për ndihme dhe emergjencave në territorin e kryeqytetit.

Përmes sistemit GPS, tashmë mundësohet edhe monitorimi i patrullave të policisë, e madje shfaqja edhe drejtpërdrejtë e imazheve të kamerave që kanë në trup punonjësit e policisë.

Nga kjo sallë pritet të bëhet një kordinim më i mirë i shërbimeve të policisë në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.

Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Policia e Shtetit është një nga vatrat më aktive të revolucionit tonë teknologjik. Sa më shumë Policia e Shtetit ecën në drejtimin e duhur, nën drejtimin me vizion dhe vendosmëri të ministrit të Brendshëm, aq më shumë kësaj skuadra i lind e drejta të thotë; qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”, deklaroi në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama.

Tirana ka sot një numër të unifikuar të emergjencave, “112”. Ai është një numër i përbashkët telefonik, të cilin mund ta përdorë çdo qytetar për të komunikuar policinë, ambilancat, zjarrfikësen dhe skuadrat e shpëtimit. Në rastet kur thirrësi nuk mund të përcaktojë venndodhjen e tij, lokalizimin e bën sistemi nëpërmjet lokalizimit të telefonatës.

Top Channel