Aktorja e “Ghostbuster”, fyerje raciste në rrjetin social

19/07/2016 00:00

Në serinë më të re të sagës “Ghostbuster” protagonistët janë vetëm femra, dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer adhurueseve të filmit, të cilët në shënjestër të zemërimit të tyre kanë vënë në veçanti aktoren me ngjyrë Lesli Jones.

Mesazhet raciste që po merr në rrjetin social “Twitter”, janë kthyer në burim të madhë shqetësimi për aktoren.

“Gjendem në ferr”, ishin fjalët e saj, ndërsa akuzoi rrjetin social se nuk po bënte mjaftueshëm për të trajtuar fyerjet online. Ndër të tjera, 48-vjeçarja thotë se fajësohet për përhapjen e sidës dhe krahasohet me gorillën.

Filmi, i cili të premten, pati premierën në Britaninë e Madhe ka grumbulluar më shumë se 900 mijë mospëlqime në “You Tube”, një shifër rekord kjo. Të hënën aktorja filloi të publikonte mesazhet fyese që kishte marrë deri më tani. Me kalimin e orëve postimet bëheshin më të shpeshta dhe ajo shfaqej gjithnjë e më e shqetësuar. Jones akuzoi autorët e mesazheve si fëmijë injorantë, të çmendur e të sëmurë.

Një zëdhënës  i “Twitter” bëri të ditur se kishin bllokuar llogaritë e personave të raportuar nga aktorja e të tjerë dhe mbrojti rrjetin social duke thënë se është përgjegjësi e përdorueseve të denoncojnë këtë lloj sjelljeje.

Top Channel