Pazari i Korçës i rikthehet aktivitetit, mbështetje bizneseve turistike

19/07/2016 00:00

Pas punimeve për restaurimin e pazarit të vjetër të Korçës, dyqanet dhe hanet do të rinisin aktivitetin për ta kthyer këtë pjesë të qytetit në lavdinë e dikurshme.

Përmes projektit për rijetëzimin e pazarit, Bashkia e Korçës ka hapur rrugën për zhvillimin e bizneseve të ndryshme, çka pritet ta kthejë atë në një pol zhvillimi ekonomiko-turistik.

Për shumë biznese të cilat do të zhvillojnë aktivitetin e tyre në ambjentet e këtij pazari, bashkia ka hapur edhe një fazë aplikimesh duke ofruar mbështetjen në disa drejtime.

“Duam që pazari të jetë një pol i rëndësishëm i aktiviteteve ekonomike me fokus turizmin, prandaj kemi prezantuar një paketë të plotë të mbështetjes për ato biznese që do të duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre në pazarin e Korçës”, ka deklaruar kryebashkiaku Sotiraq Filo.

Pas përmbylljes së fazës së aplikimeve më 26 korrik do të përzgjidhen edhe bizneset të cilat do të operojnë në dyqanet e pazarit dhe hanet e njohura, të cilat do të kthehen në funksionin e tyre të plotë.

Top Channel