Sekuestrohen 500 kg kanabis në Kapshticë, të fshehura në një kamion

19/07/2016 00:00

Një sasi e konsiderueshme prej 500 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është gjetur e fshehur në një kamion në Doganën e Kapshticës mëngjes e së martës.

Bëhet e ditur se droga është konstatuar gjatë procesit të skanimit, teksa ishte fshehur në shasinë e kamionit me targe 34 BZ 5293 dhe rimorkio 34 AV 0803, i cili  drejtohej nga shtetasi turk Simsek Kulakoglu.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, ndërsa ka nisur menjëherë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafik.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel