Vlorë, 8 të arrestuar; sekuestrohen 4 armë zjarri, asgjësohen 1 mijë bimë narkotike

19/07/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arritur të sekuestrojë 4 armë zjarri dhe ka asgjësuar rreth 1 mijë bimë narkotike të kanabis sativa, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona.

Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit: Rajmond  Selfaj, 33 vjeç; Saimir  Hoxhallari, 36 vjeç; Taulant  Kalaj, 26 vjeç; Dorian  Rexhepaj, 30 vjeç; Geraldo  Zeneli, 23 vjeç; Romarjo  Ymeri, 21 vjeç; Arben  Hodaj, 51 vjeç; Tahir  Imaj, 47 vjeç.

Sipas policisë, këta persona janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Përroi i vilave”, në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën u gjetën të mbjella rreth 1000 rrënjë bimë të llojit kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie me zjarr.

Gjithashtu, nga kontrolli  i ushtruar përreth zonës ku këta shtetas qëndronin, janë gjetur (të fshehura) dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri: 1 armë zjarri “Automatik model-56”; 3 armë zjarri të tjera “Pushkë10, model-56”; krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel