Femrat kanë nevojë për më tepër gjumë, arsyeja është e çuditshme

19/07/2016 00:00

Femrat duhet të flenë më tepër gjumë se burrat, kjo për shkak të trurit të tyre kompleks. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar së fundmi.

Sipas shkencëtarëve femrave u nevojiten 20 minuta më tepër gjumë se meshkujt, kjo pasi sipas tyre truri i femrave lodhet më tepër gjatë ditës.

“Një prej funksioneve kryesore të gjumit është se e lejon trurin që të rikuperojë dhe riparojë veten”, thotë autori i studimit, Jim Horne, ish drejtor “Qendra Studimore e Gjumit” në Universitetin e Loughborough.

Top Channel