Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, vritet 17-vjeçari

19/07/2016 00:00

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi nga një me sëpatë në trenin e linjës Wurzburg-Heidingsfeld, raportojnë mediat gjermane.

Fillimisht u raportua se kanë qenë rreth 20 persona të plagosur, por pas qetësimit të situatës është qartësuar gjithçka.

Një zëdhënës i policisë gjermane ka bërë të ditur se autori i kësaj ngjarjeje u qëllua për vdekje nga forcat e policisë ndërsa po përpiqej të largohej.

Pak orë më pas u konfirmua se agresori ka qenë një 17-vjeçar afgan, i cili para disa kohësh kishte mbërritur në Gjermani i vetëm dhe jetonte në kampin e Ochesenfurt.

Top Channel