Zidane pëlqen Morata-n, por mendjen e ka te Pogba

18/07/2016 00:00

Ata triumfuan në Champions League sezonin e shkuar të udhëhequr në fushën e lojës nga Ronaldo e në bankinë nga trajneri Zidane. I pari është ende me pushimi pas triumfit me kombëtaren e tij në Euro 2016, ndërsa Zidane ka grumbulluar ekipin dhe ka nisur menjëherë fazën përgatitore në Montreal të SHBA-ve.

Reali ka rikthyer në ekip në këtë vit spanjollin Alvaro Morata, ndërsa ka shfaqur interes edhe për mesfushorin francez të Juventusit, Paul Pogba.

Nga Montreali, trajneri Zidane ka folur për dy futbollistët, duke thënë se i pëlqen shumë të ketë në ekip mesfushorin francez por në këto momente ai është pjesë e Juventusit. Për sa i përket Morata-s, Zidane ka thënë se sulmuesi e ka forcuar shumë ekipin.

“Ai është në skuadër, është rikthyer dhe jam i lumtur për këtë. Ai është në shtëpi, e di se çfarë është të luash këtu dhe jam i lumtur që e kemi kthyer. Alvaro ka forcuar ekipin tonë”, ka shtuar Zidane.

Top Channel