Vlorë, bie nga ballkoni, rëndë i mituri

18/07/2016 00:00

Një fëmijë i vogël ka rënë nga kati i katërt i një pallati pasditen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe i mituri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal për shkak të lëndimeve të marra.

Burimet saktësojnë se për shkak të gjendjes së tij, 4-vjeçari me inicialet J.I është nisur për mjekim të specializuar drejt Tiranës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte.

Top Channel