Mediat italiane: Bregdeti shqiptar, “Karaibet” e Ballkanit

18/07/2016 00:00

Shqipëria, një bregdet që i ngjan Karaibeve! Shqipëri, plazhet më të bukura, surpriza e verës 2016. Janë vetëm disa nga titujt që mediat kombëtare italiane i kushtojnë turizmit detar në bregun tjetër të Adriatikut.

Në shkrimet e reportazhet e ndryshme, që përmendin disa prej pikave më të njohura turistike të rivierës, përveç bukurisë natyrore theksohet mikpritja, çmimet e ulëta dhe standardet e strukturave që sipas “Corriere della Sera” po arrijnë ato të vendeve të tjera europiane.

Një parajsë kaq afër Italisë dhe kaq e panjohur për italianët. Nga plazhi i Livadhit tek ai i Drimadhës, nga Llogaraja tek Jala e Vunoi, lexuesit i ilustrohen perlat e natyrës shqiptare dhe shërbimet që mund të gjejnë atje.

Pa lënë pas dore aspektin e turizmit kulturor me pikat kryesore të jugut, që mund të tërheqin me trashëgiminë e pasur.

Top Channel