“Prishtina Plus Festival”

18/06/2016 00:00

“Prishtina Plus Festival” më në fund hap dyert këtë javë për të gjithë fansat e muzikës së mirë në Germia Park. Eventi fillon më datë 21 korrik për të vazhduar edhe në datat 22 dhe 23 korrik.

Ky do të jetë një festival 3-ditor që do të përfshijë një sërë emrash të njohur nga muzika shqiptare dhe e huaj. Në faqen e tyre zyrtare tashmë janë publikuar edhe çmimet e biletave dhe të gjitha detajet e tjera në lidhje me artistët që do të performojnë.

Ky është edicioni i dytë i këtij festivali dhe pritet të ketë akoma dhe më shumë pjesëmarrje se vitin e kaluar.

Top Channel