Nicole Scherzinger gjen pak kohë për pushime

18/07/2016 00:00

Ajo shumë shpejt do të jetë pjesë e ekraneve në panelin e jurisë së “The X Factor”, kështu që duket se Nicole ka vendosur të pushojë pak kohë para se të nisë vrulli i punës.

Këngëtarja 38-vjeçare ka treguar anën e saj seksi në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”, ku duket më në formë se kurrë e veshur me një palë bikini që nxirrnin në pah format e saj.

Teksa shijon rrezet e diellit në Ibiza, Nicole kishte marrë një ngjyrë të bukur në trup që kombinohej akoma më bukur me bikinit portokalli.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel