Alban Skënderaj duket se pas publikimeve të njëpasnjëshme dhe suksesit masiv me produksionet e fundit, po shijon koncertet me mijëra njerëz e fansa të pranishëm.

Këngëtari fitues i tre çmimeve në “Top Music Awards” ka publikuar dy video nga koncertet e tij më të fundit në Vlorë dhe Pejë.

Për 5 muaj, Alban Skënderaj ka publikuar 4 nga projektet e tij muzikore më të suksesshme. Në çdo video ai nuk harron të falënderojë të gjithë të pranishmit për atmosferën që i dhurojnë.

Top Channel