Rivalitet… edhe me pushime

18/06/2016 00:00

Kur përmend Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon mendja të shkon gjithnjë te krahasimet mes tyre. Se fundmi është arritur deri aty sa këto krahasime i tejkalojnë nivelet sportive duke prekur jetët private të tyre.

Këtë vit rastësia deshi që dy yjet e futbollit botëror të jenë në Ibiza për të kaluar pushimet e kësaj vere, vetëm pak kilometra larg njëri-tjetrit dhe beteja mes tyre tashmë përqendrohet te shpenzimet e bëra duke nisur që nga jahtet e përdorur.

Argjentinasi preferoi një jaht 28 metra të gjatë, ndërsa Ronaldo i është përgjigjur me një tjetër 36 metra. Messi ka paguar 7800 Euro në ditë për jahtin, por Ronaldo shkoi edhe më tej me 90 mijë euro në javë duke marre avantazhin ne 2-0 në këtë përballje të veçantë.

Por Lionel Messi e ka asin nën mëngë dhe në këtë rast nuk është as më shumë e as më pak por vetë bashkëshortja e tij, Antonella Roçuzzo.

Bukuroshja argjentinase nuk e fsheh aspak fizikun e saj duke dhënë një “show” të vërtetë në bikini në ujërat e ishujve spanjollë dhe është pikërisht ajo fitorja e vërtetë e 29-vjeçarit, Messi.

Top Channel