Vlorë, zjarr në pyllin e Pishporos; era përhap flakët

18/07/2016 00:00

Rreth 300 hektarë pyje në zonën e Pish Poros, në Vlorë, u përfshinë nga flakët këtë të hënë. Situata u rëndua për shhkak të erës së fortë në vend.

Për të shuar zjarrin, përveç zjarrfikëseve të Vlorës u përfshinë në operacion edhe ato të Fierit e Lushnjes. Është kërkuar edhe ndihmë nga ajri me anë të helikopterëve, si edhe forca ushtarake po mbështesin forcat zjarrfikëse.

Zona e përfshirë nga flakët është një nga më të populluara nga pishat dhe shkurret dhe ndodhet pranë bregdetit. Autoritet do të monitojnë situatën edhe gjatë natës. Policia ka nisur hetimet për të verifikuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm. 

Top Channel