Prokuroria: 3 vite burg për Spiro Kserën

18/07/2016 00:00

Prokuroria kërkon dënimin me 3 vite burg për ish-ministrin e Punës, Sipro Ksera.

Ai akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën me fondet për komunitetin rom, ndërsa më herët gjykata ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar. Kështu Ksera do të përfitojë uljen e një të 3-ës së dënimit.

Gjykim i shkurtuar u është pranuar edhe 4 personave në të njejtin proces, përveç Klevis Bitros, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës.

Top Channel