Bruksel, Kerry e Vuçiç për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

18/07/2016 00:00

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të bisedojë sot në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, siç njoftojnë medie serbe për “hapat e dëshirueshëm e më të prekshëm në normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, si dhe për konfirmimin e rrugës së Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Këto, sipas burimeve diplomatike të “B92” janë dy temat kryesore të takimit Kerry-Vuçiç. Pritet gjithashtu që në takim të shqyrtohet edhe stabiliteti në Ballkan, pas gushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Takimi Kerry-Vuçiç në Bruksel ndërlidhet me vizitën e ndihmësekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, në Prishtinë e në Beograd gjatë javës së kaluar.

Top Channel