Në 16:00 takimi shumëpalësh për drejtësinë

18/07/2016 00:00

Takimi mes 3 kryetarëve të partive kryesore në vend dhe 2 ambasadorëve pritet të zhvillohet në oren 16.00 në Kryesinë e Kuvendit.

Ky format u propozua të dielën nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili hodhi edhe idenë e krijimit të një qeverie teknike.

Partia Demokratike e pranoi paradite ftesën e Ilir Metës për një format të tillë takimi, si dhe përkrahu idenë e qeverisë teknike.

Por pyetjes nga Top Channel nëse në takimin e sotëm pritet të diskutohet për qeverinë teknike, burime nga PD pohuan se në takim pritet të diskutohet vetëm për reformën në drejtës.

Top Channel