Sporting i mbyll derën Interit për Joao Mario

18/07/2016 00:00

Po bëhet gjithnjë e më e vështirë tratativa e Interit për të transferuar në Milano mesfushorin portugez Joao Mario. Portën e radhës zikaltërve ua ka mbyllur presidenti i Sporting, Bruno de Carvalho, i cili mendon se futbollisti që shkëlqeu në finalet e Euro 2016 nuk do të largohet.

“Sigurisht që është një futbollist shumë i kërkuar, por nuk ka ndryshuar asgjë nga deklaratat e mëparshme: Sporting nuk është një klub që shet, pasi ne kemi një projekt shumë ambicioz”, u shpreh presidenti Carvalho.

Pak ditë më parë zikaltërit u dukën shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Joao Marios, për shiftrën e 40 mln eurove.

Top Channel