Turi i Francës, kolumbiani Pantano fiton etapën e 15

18/07/2016 00:00

Jarlinson Pantano është fituesi etapës së 15 të Turit të Francës, 160 km e gjatë. Çiklisti kolumbian shfaqi të gjitha aftësitë e tij në terren zbritës, duke triumfuar vetëm në sprintin final me kohën 4 orë 24 minuta e 49 sekonda, për të shënuar fitoren e tij të parë në karrierë në këtë tur të rëndësishëm.

Në vendin e dytë në këtë etapë u rendit polaku Rafal Majka i “Tinkoff”, ndërsa në vendin  e tretë u pozicionua francezi Alexis Vuillermoz. Britaniku Chris Froome pati një ditë të qetë dhe arriti të mbrohet pa shumë probleme ndaj sulmeve të rivalëve të tij në këtë etapë të 15.

Në renditjen e përgjithshme, Froome, që është kampioni në fuqi i Turit të Francës, vazhdon të kryesojë me 68 orë 14 minuta e 36 sekonda, i ndjekur në vendin e dytë nga Bauke Mollema me 1 minutë e 47 sekonda më shumë, ndërsa vendi i tretë vazhdon të mbahet nga britaniku Adam Yates.

Top Channel