Reforma, ndërkombëtarët sërish në kërkim të konsensusit

18/07/2016 00:00

E hëna ka nisur me takime intensive të ndërkombëtarëve në kërkim të konsensusit për reformën në drejtësi.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein u takuan në orët e paradites me Kryeministrin Edi Rama në selinë e Qeverisë.

Pas këtij takimi, Fleckenstein e Vlahutin janë zhvendosur në godinën përballë, atë të Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Në axhendën e takimeve është edhe një me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të cilin Vlahutin dhe Fleckenstein pritet të takohen rreth mesditës.

Seria e takimeve mbërrin një ditë pas ftesës së Metës për një takim shumëpalësh këtë të hënë për reformën në drejtësi.

FOTO GALERI
1/4
Reforma, ndërkombëtarët sërish në kërkim të konsensusit

Top Channel