Krim brenda familjes në Vaun e Dejës, gruaja godet burrin teksa flinte

18/07/2016 00:00

Një tjetër rast i krimit në familje është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, teksa një grua ka goditur për vdekje me sopatë bashkëshortin e saj në kohën që ishte duke fjetur.

Autore e ngjarjes është shtetësja Mirela Buzalli, 35 vjeç, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme burrit të saj, shtetasit Shkëlzen Buzalli, 45 vjeç, e menjëherë pas këtij krimi ajo ka telefonuar policinë për t’u vetëdorëzuar.

Forcat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën një grup hetimor për të mësuar shkaqet e këtij krimi të rëndë. Por nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë konfliktet e vazhdueshme familjare.

Top Channel