“Metën e shikoj në sy”, Rama pranon ftesën: Diskutimi për reformën ia vlen

17/07/2016 00:00

Pas ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, edhe kryeministri Rama i’u përgjigj pozitivisht ftesës së kryeparlamentarit Meta për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

“I gatshem te ulem në çdo moment ne tryezen e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy me sy per Reformen ne Drejtesi deri ne 21korrik i’a vlen ” shkruan Rama në rrjetet sociale.  

Me heret mesohet se kryeministri Rama ka zhvilluar nje takim me disa ministra te kabinetit te tij dhe disa deputete te Partise Socialiste, ne qytetin e Durresit.

Ndërkohë nga kreu i opozitës Lulzim Basha nuk ka patur asnjë reagim përveç komunikimit që vijoi më herët me kryeministrin Rama në rrjetet sociale dhe ku i bëri thirrje këtij të fundit të caktojë negociatorët për zgjidhjen  e situatës.

Lulzim Basha është kujdesur të theksojë se për reformën në drejtësi nuk ka çfarë të debatojë me kryeministrin, por në vend të saj mund të flasim për taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, për ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes.

Top Channel