Vëllai i “Kim”: E vrava se postonte foto provokuese

17/07/2016 00:00

26-vjeçarja Miss Qandeel Baloch e njohur ndryshe si Kim Kardeshian e Pakistanit është vrarë nga i vëllai i tij për një arsye krejt absurde.

Ky i fundit jo vetëm që e pranon krimin, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendimi rreth këtij akti të rëndë.

Vrasja e 26-vjeçares, një figurë kontraversale në një vend ku mbizotëron myslimanizmi konservator, sipas të vëllait ka ardhur se ajo nuk ndalonte së postuari foto provokuese të sajat në rrjetet sociale.

I vëllai i arrestuar nga policia të shtunën, ka treguar për policinë se fillimisht e kishte droguar e më pas e kishte mbytur për nder.

FOTO GALERI
1/17
Foto provokuese e 26-vjeçares

Top Channel