SHBA, 3 policë qëllohen për vdekje në Luiziana

17/07/2016 00:00

Tre efektive policie janë qëlluar për vdekje në “Baton Rouge” te Luizianës, skena e vrasjes të njeriut me ngjyrë, Alton Sterling, në 5 korrik e cila u kthye ne shkëndijën e valës se re të protestave kundër dhunës ekstreme të forcave të rendit në SHBA.

Dëshmitarë në vendngjarje thane se një person i veshur me të zeza e me fytyrën të mbuluar nisi të qëllonte pa dallim mbi një grup policësh teksa kalonin mes një supermarketi e një lavazhi.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, pohoi për mediat kryebashkiaku Kip Holden, që shtoi se ka folur me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të cilët i kanë ofruar ndihmën e tyre.

Forcat e policisë kanë ekzekutuar autorin e dyshuar si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërsa e gjithë zona është bllokuar.

Vdekja e Sterling dhe vrasja pas saj e Philando Castilles në Minnesota nxitën shpagimin e ish-ushtarakut Micah Xavier Johnson.

25 vjeçari qëlloi për vdekje me snajper 5 policë në Dallas të Teksasit, e ndonëse hetuesit nuk gjetën arsye për të besuar se ai nuk kishte vepruar i vetëm, gjesti i tij nuk vonoi shumë që të përsëritej.

Top Channel