Fejohet Gareth Bale

17/07/2016 00:00

Gareth Bale së shpejti do përfshihet në klubin e futbollistëve të martuar. Ylli i përfaqësueses uellsiane dhe Realit të Madridit do t’i drejtohet altarit për të lidhur kurorë me të dashurën e tij, Emma Rhys Jones, lajm të cilin vetë futbollisti e ka konfirmuar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Twitter”.

“Ajo tha po!”, shkruan Bale në “Twiiter” duke iu referuar përgjigjes pozitive të Emës ndaj propozimit të tij të cilin e bëri pikërisht në ditën e 27-vjetorit të tij të lindjes. “Këtë fundjavë ditëlindjeje nuk do ta harroj kurrë”, shtoi ai.

Gareth Bale dhe Emma Rhys Jones janë prej kohësh në këtë lidhje dashurie dhe janë prindër të 2 vajzave. Vajza e parë Alba Violet lindi në tetor të vitit 2012, ndërsa e dyta Nava Valentine erdhi në jetë në muajin mars të këtij viti.

Gareth Bale ishte një prej protagonistëve të Euro 2016 ku ai shënoi 3 gola në fazën e grupeve. Në të njëjtën kohë ai dha një kontribut të madh në kualifikimin e Uellsit deri në gjysmëfinale të këtij aktiviteti, një rezultat historik ky për përfaqësuesen e këtij vendi.

Pas përfundimit të Europianit të Francës, Bale dhe familja e tij iu drejtuan ishujve Balearë për të shijuar pushimet përpara se ai të bashkohet me Realin e Madridit për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel