Reali, sa çështje për të zgjidhur

17/07/2016 00:00

Reali i Madridit përgatitet për sezonin e ri që do ta nisë me finalen e Superkupës së Europës në 9 gusht ndaj Sevijës. Por te “Los Blancos” janë disa probleme që duhen zgjidhur dhe që kanë të bëjnë me të ardhmen e Alvaro Moratës, James Rodriguez dhe Iskos.

Pas rikthimit në Spanjë, Morata ka shfaqur dëshirën për të biseduar me trajnerin Zinedine Zidane për të kuptuar perspektivën e tij në skuadër. Synimi i sulmuesit është që të luftojë për vendin e titullarit me treshen Ronaldo-Bale-Benzema. Nëse ai nuk do të jetë i kënaqur me aktivizimin që mund t’i ofrojë Zidane, atëherë Morata mund të këmbënbgulë për largimin në drejtim të një skuadre tjetër.

Në të njëjtën situatë gjenden edhe James Rodriguez për të cilin Reali shpenzoi 80 milionë euro dhe iberiku Isko, me këtë të fundit që prej kohësh kërkon me forcë vendin në formacionin titullar.

Ndërkaq, janë shumë pranë largimit edhe Nacho me destinacion të mundshëm Romën dhe Jese Rodriguez. Kjo për faktin se hapësirat e tyre në skuadër do të ngushtohen ndjeshëm me rikthimin e Coentraos dhe Asensios.

Top Channel