Korçë, asgjësohen mbi 11 mijë bimë hashashi. Arrestohet 4 kultivuesit

17/07/2016 00:00

Policia e Korçës ka mundur të gjejë dhe të asgjësojë rreth 11.570 bimë të dyshuara si cannabis sattiva, lëndë narkotike kjo e mbjellë në fshatin Gostivisht të Kolonjës.

Gjatë operacionit policor është bërë e mundur edhe arrestimi në flagrancë i 4 personave, të dyshuar si kultivuesit e kësaj sasie hashashi. Më konkretisht, në pranga kanë rënë Adriatik Begaj, 35 vjeç; Edmond Gjata, 38 vjeç; Ardian Dauti, 46 vjeç; si dhe Asllan Zyba, 37 vjeç.

Siç njofton policia, bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa materialet për procedurat e mëtejshme hetimore ndaj shtetasve të arrestuar i kanë kaluar prokurorisë së Korçës.

Top Channel