Pakistan, ylli i rrjeteve sociale vritet nga vëllai

16/07/2016 00:00

Ylli i rrjeteve sociale në Pakistan, Qandeel Baloch është vrarë nga vëllai i saj për çështje nderi. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Punxhabit, ka bërë të ditur policia lokale.

Baloch, 26 vjeçe, së fundmi kishte shkaktuar debate për fotot e saj “pikante” në rrjetet sociale, përfshirë njërën pranë një kleriku mysliman. Policia thotë se vajza është mbytur deri në vdekje.

Rastet e grave që vriten për “turpërimin” e familjes së tyre janë të zakonshme në Pakistan. Prindërit e vajzës thanë për gazetën e “The Express Tribune” se ajo ishte mbytur natën e së premtes pas një debati me vëllain e saj.

Prindërit thanë se trupi i 26-vjeçares u gjet vetëm të shtunën në mëngjes. Ata janë ndaluar nga policia.

Kohët e fundit, Qandeel Baloch kishte shkuar në Punxhab nga Karaçi për shkak të rreziqeve që i kanoseshin.

Top Channel