Tiranë, Komuna e Parisit pa drita; në terr që prej natës së kaluar

16/07/2016 00:00

Zona periferike e Komunës së Parisit në Tiranë vuan prej orësh të gjata mungesën e energjisë elektrike.

Banorët e kësaj zone deklarojnë se kanë mbetur pa elektricitet që nga ora 23:00 e natës së kaluar.

Përveç kësaj, ata ankohen se nuk kanë marrë asnjë sqarim nga zyra përkatëse e OSHEE-së.

Top Channel