Basha-Ramës: Autorizo negociatorët e PS t’i rikthehen negociatave

16/07/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një deklarate menjëherë pas letrës së hapur të Kryeministrit, i cili shkruante se ishte në pritje të propozimit të radhës nga PD-ja.

Basha i drejtohet Edi Ramës duke i thënë të autorizojë negociatorët e PS t’i rikthehen negociatave për zgjidhje.

“Leri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatorët e PS t’i rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, siç e dini, të gatshëm që sot”, shkruhet në reagimin e kreut të PD.

Top Channel