Britanikët në garë për James Rodriguez

16/07/2015 00:00

James Rodriguez vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos së transferimeve. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle Marca, futbollisti kolumbian i Realit të Madridit po kërkohet nga disa klube të Premier League, të cilat do të kërkojnë të shfrytëzojnë situatën jo shumë të mirë të Rodriguez në skuadër.

Problemi kryesor në këtë pikë qëndron tek kërkesa dhe oferta për kartonin e futbollistit. Reali i Madridit kërkon 80 milionë Euro për James Rodriguez, ndërkohë që klubet angleze ofrojnë deri në 60 milionë Euro, shifër kjo që nuk konsiderohet e pranueshme nga drejtuesit e kampionëve të Europës

Gjithnjë sipas Marca, Manchester United është në ‘pole position’ për të siguruar shpërblimin e James Rodriguez nëse ai largohet nga Reali, por gjendjen e tij po e monitorojnë edhe Chelsea e Paris Sën Zhermen.

Top Channel