Gulen mohon akuzat: Erdogan, i papërgjegjshëm

16/07/2016 00:00

Gishti i Presidentit turk, Recep Taip Erdogan u drejtua nga Fetullah Gulen, ish-aleati i tij i shndërruar tashmë në kundërshtarin kryesor.

Erdogan akuzoi Gulen se ka kryer një akt tradhtie të lartë dhe se qëndron pas përpjekjes për grusht shtetit.

Por vetë kleriku dhe organizata që ai drejton me bazë në Shtetet e Bashkuara ka mohuar përfshirjen në ngjarjet e fundit në Turqi. 

“Ne e dënojmë çdo ndërhyrje ushtarake në politikën e brendshme të Turqisë”, tha organizata në një deklaratë, duke shtuar se akuzat e Erdogan  janë të papërgjegjshme.

Gulen është themeluesi dhe drejtues i lëvizjes “Hismet”, lëvizje që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste me anë të një vendimi të marrë disa javë më parë.

Top Channel