Turqi, forcat e ushtrisë kanë hyrë në ndërtesën e CNN

16/07/2016 00:00

Forcat e Ushtrisë, pjesëmarrës në grushtin e shtetit, kanë hyrë në zyrat e televizionin CNN. Programi turk i këtij televizioni ka ndërprerë programet, duke fiksuar kamerën nga tavolina e studios në të cilën nuk ka njeri.

Përmes disa videove në “Facebook”, punonjësit dëshmuan kaosin që mbretëronte në qendrën ku janë zyrat e këtij televizioni. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Kujtojmë se ky televizion ishte i pari që arriti të sigurojë një intervistë me Presidentin Erdogan, ndërsa i pari dha edhe lajmin se grushti i shtetit kishte dështuar.

Top Channel