Erdogan mbërrin në Stamboll, shpërthime pranë sheshit “Taksim”

16/07/2016 00:00

Avioni i Presidentit, Rexhep Tajip Erdogan ka zbritur në Stamboll. Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarët turq, por mediat ndërkombëtare raportojnë se janë dëgjuar të shtëna në sheshin “Taksim”.

Sipas tyre, ka pasur një shkëmbim zjarri mes ushtrisë dhe forcave qeveritare, pasi pjesëmarrësit në grushtin e shtetit nuk kanë pranuar të ulin armët. Gjithashtu, po në afërsi të këtij sheshi, është dëgjuar edhe një shpërthim i madh.

“Reuters” raporton se janë sulmuar edhe disa deputetë në Parlamentin turk. Mediat lokale raportojnë se ideatori i grushtit të shtetit është Muharrem Kose, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Kryeministri Yildim fajësoi armikun e Erdogan, Gylen, por persona brenda këtij grupi mohuan të kenë pasur lidhje me ngjarjet e se premtes.

Top Channel