Dështon grushti i shtetit në Turqi

16/07/2016 00:00

Situata në Turqi është drejt normalizimit. CNN turk njoftoi se grushti i shtetit dështoi dhe se shihet një zmbrapsje e ushtarëve që janë pjesë e grupit që organizuan grushtin e shtetit.

Shumë njerëz kanë dalë në rrugë, ndërsa në rrjete sociale janë parë civilë që arrestojnë ushtarë, por edhe forca policore të cilët kanë shoqëruar disa ushtarë.

Edhe zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës deklaroi se tentativat për grusht shteti kanë dështuar dhe se personat që e kanë organizuar po zmbrapsen.

Edhe televizioni shtetëror turk TRT i është rikthyer transmetimit pas disa orë ndërprerjeje për shkak të grushtit të shtetit. Punonjësit e këtij televizioni deklaruan se ishin marrë peng.

Megjithatë, “Reuters” njoftoi se një shpërthim është dëgjuar në Stamboll, ndërsa Parlamenti në Ankara është goditur nga disa bomba.

Top Channel