Tentativat e grushtit të shtetit, të gjitha përplasjet e Ushtrisë me pushtetin në Turqi

16/07/2016 00:00

Kjo nuk është hera e parë që Turqia përfshihet në kryengritje të brendshme. Grusht shteti i parë në Republikën turke u zhvillua në vitin 1960, gjatë kohës së tensioneve mes qeverisë turke dhe opozitës.

Partia Demokratike, kryesuar nga kryeministri Adnan Menderes dhe Presidenti Celal Bayar, filluan të kufizonin të drejtat e të shprehurit në publik , duke tjetërsuar retorikën e opozitës dhe duke imponuar ligje të reja kufizuese për shtyp , njëkohësisht duke ndaluar edhe botimin e gazetave kritike.

Tensionet në rritje të nxitura nga qeveria Menderes bënë që të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në fillim të vitit 1960. Ushtria ndërhyri dhe përmbysi qeverinë më 27 maj; Presidenti, kryeministri dhe disa anëtarë të kabinetit u arrestuan . Më pas Menderes u ekzekutua.

Ndërsa ekonomia po vuante recesionin në fund të viteve ‘60, grupet e punëtorëve organizuan demonstrata, disa edhe të dhunshme. Pra, në mars Ushtria u detyra të ndërhynte edhe njëherë, në përpjekje për të “rivendosur rendin”.

Memduh Tagmac, shefi i shtabit të përgjithshëm, i dha një memorandum kryeministrit, Sulejman Demirel që të largohej nga pushteti. Demirel dha dorëheqjen disa orë më vonë, pas takimit me kabinetin e tij.

Paqëndrueshmëria vazhdoi edhe pas vitit 1971. Turqia i ka ndryshuar kryeministrat 11 herë, ndërsa ekonomia vuante pasoja te renda. Grupet e krahut të majtë dhe të krahut të djathtë vazhdonin përleshjet e tyre të dhunshme në rrugë. Mijëra njerëz u vranë. Ushtria realizoi grushtin e radhës së shtetit në shtator të vitit 1980 nga një grup gjeneralësh.

Ndërkaq zgjedhjet e vitit 1995 sollën lulëzimin e Partisë Mirëqenia Islamike, e cili mori pushtetin. Por pas 2 vitesh Ushtria e dënoi politikën e saj dhe detyruan kryeministrin, Necmettin Erbakan të japë dorëheqjen.

Partia Mirëqenies u mbyll në vitin 1998 dhe Erbakan u ndalua të marrë pjesë në politikë për pesë vjet.

Ndërsa se fundmi Kenan Evren, ish-Presidenti turk është duke u përballur me akuzat në një gjykatë në Ankara, pasi pretendohet se ai e ka marrë pushtetin nëpërmjet një grushti shteti.

Top Channel