Kaos në Turqi, rrëzohet një helikopter

16/07/2016 00:00

Turqia është përfshirë nga një kaos i madh prej mbrëmjes të së premtes kur përmes një grushti shteti ushtria tentoi të marrë pushtetin. Në zhvillimet e fundit flitet për zmbrapsje të ushtrisë pas protestave të njerëzve.

Agjencitë e lajmeve flasin edhe për 17 viktima nga radhët e policisë, të cilët janë vrarë në krye të detyrës. Ndërkohë që një helikopter i Ushtrisë është rrëzuar nga një avion ushtarak F-16. Helikopteri i përkiste Ushtrisë turke.

Skena dhune ka në Aeroportin e Stambollit i cili është pushtuar nga mbështetësit e Erdogan.

Ndërkohë, përmes një deklarate që u lexua në televizionin publik, vendi drejtohet nga ai që quhet Këshilli i Paqes, që njofton se në Turqi është vendosur shtetrrethimi dhe është në fuqi ligji ushtarak.

Kryeministri i vendit ka bërë disa deklarata deri me tani dhe thotë është një grup i vogël brenda Ushtrisë që tenton grushtin e shtetit, por situatë në terren flet ndryshe. Gjthçka është më e organizuar. Pas dy daljeve publike të Presidentit Erdogan, ka lajme kontradiktore për vendndodhjen e tij.

CNN turk thotë se ai ndodhet në një vend të sigurt, ndërsa media të ndryshme ndërkombëtare flasin se Erdogan është larguar jashtë vendit. Por kjo është e pakonfirmuar. Ai ka akuzuar dijetarin Gylen, armikun e tij të përbetuar se qëndron mbrapa këtij grushti shteti.

Erdogan i ka bërë thirrje njerëzve të dalin në rrugë për të protestuar kundër grushtit të shtetit. Dhe njerëzit kanë dalë në rrugë. Tanket kanë rrethuar Parlamentin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna si edhe shpërthime të forta në Ankara.
 
Mediat turke thonë se helikopterët kanë hapur zjarr ndaj agjencisë së sigurisë. Ndërkohe e gjithë bota po ndjek situatën në Turqi. SHBA, BE, Britania e Madhe kanë bërë thirje për qetësi. Ato i kanë kërkuar shtetasve të tyre që të jenë vigjilentë pasi situata paraqitet alarmante.

Top Channel