Stamboll, qytetarët kundër ushtrisë, tanku shtyp makinën (VIDEO)

16/07/2016 00:00

Lufta për pushtet në Turqi nuk zhvillohet vetëm në Ankara, por edhe në qytete të tjera kryesore si Stambolli. Raportohet se tanket e ushtrisë janë përpjekur që të hyjnë në aeroportin Ataturk.  

Sipas raportimeve ata janë detyruar që të tërhiqen pasi turma njerëzish kanë dalë përballë tyre dhe u kanë kërkuar që të largohen, gjithashtu media të ndryshme shtojnë ka të shtëna edhe në Stamboll.

Por ende mbetet e paqartë se çfarë po ndodh realisht edhe në këtë qytet.

Top Channel