Turqit vërshojnë bankomatet dhe pikat e karburantit

16/07/2016 00:00

Situata vazhdon të jetë shumë e tensionuar në Turqi duke shkaktuar panik në mesin e qytetarëve. Këta të fundit kanë vërshuar bankomatet për të tërhequr të gjitha paratë.

Po ashtu, radha të gjata ka edhe në pikat e karburanteve, ku njerëzit kërkojnë të furnizojnë makinat e tyre me karburant. Dyndje ka edhe në markete, pasi qytetarët kërkojnë të marrin sa më shumë ushqime.

Ndërkohë, Erdogan iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në rrugë dhe të bëjnë rezistencë dhe shumë prej tyre i janë përgjigjur pozitivisht, por ka edhe të shtëna.

Top Channel