MPJ këshillon shqiptarët në Turqi: Mos dilni në rrugë

15/07/2016 00:00

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter” fton qytetarët shqiptarë që ndodhen në shtetin turk që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të informojnë familjet dhe miqtë.

“MPJ po ndjek me vëmendje situatën në Turqi përmes Ambasadës. Ftohen qytetarët shqiptarë të qendrojnë brenda dhe të informojnë familjet e miqtë”, thuhet në njoftimin e parë të MPJ-së.

Top Channel