Identifikohet autori i grabitjes në Kamëz

15/07/2016 00:00

Mbrëmjen e së premtes, policia ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e vjedhjes me dhunë të ndodhur në Babrru të Kamzës.

Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se shtetasi me inicialet A. Sh., 44 vjeç dhe banues në Durrës, është shpallur në kërkim pasi mëngjesin e sotëm , rreth  orës 07.30, në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia “ Babrru Tiranë, nën kërcënimin e thikës, i  ka marrë me dhunë nga dora  çantën një 54 vjeçare, banuese ne  Babrru Tiranë, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milionë lekë të vjetra.

Nga  informacionet e marra   ne rrugë operative  dhe veprimet e para proceduriale u bë e mundur idetifikimi i mjetit  me targë AA903 GX, ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Nga verifikimet paraprake  mjeti  dyshohet të jetë marrë me qera nga autori i dyshuar.

Top Channel